Nuk do ta besoni çfarë vendimi mori presidenti Thaçi për Albin Kurtin, e dekoron me Medaljen…

  01 Oct 2017

Albin Kurti dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë kundërshtarë shumë të ashpër politik.

Kurti, madje nuk e njeh Thaçin për president, por këtij të fundit nuk i ka penguar kjo, që atë ta dekorojë me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhri i Lirisë”.

Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë sot për të nderuar liderët e lëvizjes studentore të vitit 1997 dhe në nderim të protestës së 1 tetorit të këtij viti, shkruan gazetametro.net.

Thaçi nuk ishte për t’ua dhënë dekoratën organizatorëve, por as të gjithë organizatorët nuk morën pjesë në ceremoni, e as deputeti Kurti.

Çmimin “Urdhri i Lirisë” në emër të presidentit Thaçi e ka ndarë këshilltari i tij Ismail Syla, i cili tha se ndihet i nderuar ta jap këtë çmim në 20 vjetorin e protestës së 1 Tetorit të vitit 1997 dhe Lëvizjes Studentore.

Ai ka theksuar se vitin tjetër bëhet gjysmë shekulli të historisë moderne të Kosovës, ndërsa ka përmendur demonstratat e vitit 1968, demonstratat e vitit 1981, protesta e 1 tetorit 1997 dhe Lufta e ndritshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si ngjarjet më të lavdishme që karakterizojnë historinë shqiptare të kësaj periudhe.

E rektori i UP’së, Marjan Demaj, tha se protestat e 1 tetorit të vitit 1997 thyen frikën, përderisa çmoi kontributin e studentëve të UP-së, profesorëve dhe rektorit historik Ejup Statovci, që kanë dhënë në rrugën e lirisë.

Ai tha se 1 tetori i 97’ës shënoi kthesën pikante në historinë shqiptare, duke shndërruar Kosovën në temë të rëndësishme për mediat ndërkombëtare dhe duke bërë që vizionet për liri dhe pavarësi t’i lënë hapësirë vizioneve të reja.

Ata që u nderuan me medaljen “Urdhri i Lirisë”

Me “Urdhrin e Lirisë” janë nderuar nga presidenti Hashim Thaçi, Bujar Dugolli, kryetar i KOP’it dhe kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të UP’së; Ejup Statovci, nënkryetar i KOP’it dhe rektor i UP’së, Muhamet Mavrasj, nënkryetar i KOP’it dhe kryetar i UPSUP’së; Ahmet Gecaj, anëtar i KOP’it dhe prorektor i UP’së; Driton Lajçi, anëtar i KOP’it dhe nënkryetar i UPSUP’së; Hajrullah Koliqi, anëtar i KOP’it dhe profesor i UP’së; Albin Kurti, anëtar i KOP’it dhe anëtar i kryesisë së UPSUP’së; Fetah Jagxhiu, anëtar i KOP’it dhe kryetar i senatit të UP’së; dhe Milot Cakaj, anëtar i KOP’it dhe anëtar i kryesisë së UPSUP’së.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.