Nokauti i vitit në MMA, kundërshtari shtanget dhe rrëzohet pa ndjenja pas goditjes brutale që merr në kokë (Video)

Nokauti i vitit në MMA, kundërshtari shtanget dhe rrëzohet pa ndjenja pas goditjes brutale që merr në kokë (Video)

Shohim shumë nokaute në MMA, por tifozët e sporteve ekstreme nuk mund të ngopen nokautet dhe dëshirojnë gjithmonë të shikojnë tjera.

Kur flasim për nokaute brutale na shkon në mendje goditja e famshme e Uriah Hall ndaj Adam Cella në sezonin e 17-të të The Ultimate Fighter season.

Po ashtu edhe ajo e Donald Cerrone në UFC 206 ndaj Matt Brown.

Pasi jemi te goditjet në kokë, do ishte qesharake mos të flasim për atë të Holly Holm ndaj Ronda Rousey në UFC 193, që është një nga më të famshmet.

Por, më e freskëta, edhe pse nuk është në nivelin e UFCm është ajo e Samuel Ilnicki ndaj Solomon Rogers në Golden Ticket Fight Promotions në këtë vikend.

Nga goditja aq e fortë Rogersit i janë thyer një dhemb. /Telegrafi/