Duket se më në fund reperi i njohur Noizy ka pranuar se aktualisht është në një histori dashurie.
Ai ka publikuar në rrjete sociale një foto me emojin e zemrës, së bashku me këngëtaren e re pjesë e OTR, Naomi.
Ata duket mjaft mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndonëse kanë publikuar herë pas here foto së bashku, duket se vetëm tani Noizy ka vendosur ta pranojë këtë lidhje.
Gjithashtu kohët e fundit ai ka nisur të punojë edhe biznesin e veshjeve, përveç disa lokaleve që ka në Tiranë dhe Durrës.