Noizy me orë 500 mijë dollarëshe në duar (Foto)

  16 Nov 2017

Reperi i njohur Noizy është një prej reperëve më aktivë të skenës.

Ai publikon shpesh projekte të reja, ndërsa edhe për nga të ardhurat mund të thuhet lirshëm se është ndër reperët më të paguar.

Noizy njihet edhe për jetën e tij luksoze që bën, të cilën shpesh e ka prezantuar për fansat edhe përmes rrjeteve sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës ka treguar orët e tij të shtrenjta, në vlerë 500 mijë dollarë.

Duket se të ardhurat nga muzika ia mundësojnë atij një jetë mjaft luksoze, përderisa nuk heziton të shpenzojë shuma të tilla vetëm për aksesorë.

Përveç muzikës, viteve të fundit, Noizy është inkuadruar edhe në biznes, duke hapur lokale të reja dhe një restorant.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.