fbpx
Njoftimi i rëndësishëm i Gjermanisë për mërgimtarët që ia mësyjnë Kosovës

Njoftimi i rëndësishëm i Gjermanisë për mërgimtarët që ia mësyjnë Kosovës

  11 Jun 2021

Në prag të pushimeve verore, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka njoftuar se Kosova më nuk është pjesë e listës së shteteve që Gjermania i konsideron me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19.

Kosova do të largohet nga kjo listë zyrtarisht më 13 qershor.

Lajmi është bërë të ditur përmes një postimi në web faqen zyrtare të MPJ-së së Gjermanisë.

“Ndryshimet e fundit: Lajmet (me efekt nga 13 qershor 2021, Kosova nuk është më një zonë rreziku, situata epidemiologjike)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Por, Ministria ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kosovës për udhëtime të panevojshme turistike.

“Përhapja e COVID-19 vazhdon të çojë në kufizime në trafikun ajror dhe udhëtimin ndërkombëtar dhe dëmtimin e jetës publike.

Paralajmërimet lëshohen kundër udhëtimeve të panevojshme turistike në Kosovë deri më 12 qershor 2021. Udhëtimet e panevojshme turistike në Kosovë nuk rekomandohen me efekt nga 13 qershori 2021”, thuhet në njoftim.

Tutje, ky institucion këshillon qytetarët që të përcjellin lajmet për të marrë informacionet e fundit, meqenëse situata mund të ndryshojë.