Njoftim i rendesishem nga Vetevendosje!

  11 Dec 2017

Kryesia e Vetëvendosjes është duke vazhduar mbledhjen, raporton Gazeta Blic.

Mbledhja do të zgjas edhe disa orë, kështu ka konfirmuar Mytaher Haskuka.

“Mbledhja do të vazhdojë edhe për disa orë”, ka thënë Haskuka, përcjellë Gazeta Blic.

Kjo mbledhje e kryesisë ka ndodhur për shkak të një ofendimi që ka bërë anëtarja e VV-së Aida Dërguti ndaj themeluesit të kësaj partie Albin Kurti.

Ndërkaq, kryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje dega në Vushtrri dhe anëtarja e kryesisë së këtij subjekti politik, Aida Dërguti ka dhënë dorëheqje nga këto funksione.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dërguti, përmes një njoftimi të lëshuar në profilin e saj në rrjetin shoqëror “Facebook”.

“Unë sot kam dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetares së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri dhe nga anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes.
Unë e di që shprehja ime ka nxitur reagime e shqetësime për natyrën e problemeve në Lëvizje”, ka thënë Dërguti.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.