Njihuni me gratë tërheqëse të politikanëve tanë
Femrat shqiptare i kemi parë çdoherë në top faqet e mediave rozë, shkruan GazetaBlic.Më shumë duke u komentuar për linja trupore bombastike sesa për veprimtarinë që kanë.
E kjo, falë punës që ato bëjnë për të arritur gjëra të tilla.Por, jo veç këngëtaret janë pjesë e shtypit medatik. Së fundmi kemi parë edhe gratë e politikanëve të cilat janë bërë fytyra publike e që shfaqen me imazhe të ndryshme.Myrvete Bajrami, Lola Haradinaj, Violeta Veseli, Anita Muçaj dhe Albina Abdixhiku janë disa prej tyre. E si dhe ku kanë investuar politikanët e njohur këtë e shohim përmes imazheve në vazhdim.
Myrvete Bajrami
Myrvete Bajrami është gruaja e kryetarit të LDK-së në Gjilan, Lutfi Hazirit. Padyshim që me një pamje të tillë Myrvetja cilësohet ndër gratë më të bukura të politikanëve shqiptar. Për publikun është bërë e njohur edhe si këngëtare. Ajo është nënë e katër fëmijëve.
Lola Haradinaj
Lola Haradinaj është gruaja e deputetit, Daut Haradinaj me të cilin ka edhe dy fëmijë. Lola është e dalluar për pamjen e saj elegante dhe me shumë stil. Në çdo imazh të saj, shfaq elegancën dhe buzëqeshjen e ëmbël që ka.
Violeta Veseli
Se Violeta është elegante dhe mjaft e bukur këtë na e ka dëshmuar shumë herë. Ajo është e martuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin me të cilin ka katër fëmijë. Violetën e kemi parë shumë shpesh përkrah burrit të saj e cila padyshim që shkëlqente me pamjen e saj.
Anita Haradinaj
Prezantuesja e njohur Anita Haradinaj, është gruaja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Anita shquhet për elegancën dhe transparencën që shfaq tek publiku. Ajo me Ramushin është e martuar prej kohësh, me të cilin ka tre fëmijë. Padyshim që radhitet tek gratë e bukura të politikanëve të njohur.
Albina Abdixhiku
Albina është gruaja më e re e deputetit nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ndonëse nuk është shumë e njohur tek publiku ajo veçohet për pamjen e saj. Albina duket shumë tërheqëse dhe e bukur në imazhet që kemi parë. Me politikanin e njohur ka vetëm një vajzë.