fbpx

Njeriu qe per 11 vite qendron prapa Hashim Thaqit

  16 Oct 2017

Njeriu që për 11 vjet ishte krahu i djathtë i presidentit Thaçi

Abelard Tahiri, për 11 vjet ishte krahu i djathtë i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e ka pranuar vetë Tahiri, i cili aktualisht është Ministër i Drejtësisë, në qeverinë e Ramush Haradinaj.

“Unë kam fillu me punu për atë në vitin 2006 si asistent i kryetarit të partisë, në atë kohë kemi qenë në opozitë,” rrëfen Tahiri, në emisionin “KojshiaShow”.

Para se të marrë mandatin si ministër, Tahiri thotë se ka shërbyer si këshilltar politik i presidentit Thaçi.