fbpx

Njeriu që i garantoi Thaçit që nuk do të prekej nga Specialja

  26 Dec 2017

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka thënë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdimisht është tallur me raportin e hartuar nga Dick Marty lidhur me trafikimin e organeve njerëzore. Sipas Zekës, i vetmi që e ka kundërshtuar specialen është Jakup Krasniqi.

Mirëpo, ajo çka Zeka ka vënë në pah është se sipas tij, ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, është ai i cili e ka garantuar Thaçin se nuk do të jetë ndër të akuzuarit e Speciales, përcjellë Gazeta Metro.

Ai thotë që për këtë kundërshtim që i bënte Speciales, Jakup Kraniqi ishte pre e talljes nga Thaçi dhe të tjerët.

Tema e Gjykatës speciale është ringjallur pasi në fundin e javës që lamë pas pati zhvillime dramatike në Kuvendin e Kosovës, ku pati tentim që të thirrej një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohej shfuqizimi i ligjit për dhomat speciale.