Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq tha sot se shteti i Surinamit tërhoqi vendimin e tij për të njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Media Kosova
Këto deklarata të Daçiqit janë publikuar në median serbe B92, duke mos dhënë detaje të tjera.
Ndryshe Surinami ishte vendi i 112-të që njohu Republikën e Kosovës që nga 17 shkurti i viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë.
Surinami është një shtet sovran në bregdetin verilindor të Atlantikut të Amerikës së Jugut.
Në vetëm me 165.000 km2 kjo republikë ajo është vendi më i vogël në Amerikën e Jugut.