Çun Lajçi e Fatime Sefaj sot kanë marrë një lajm të dhimbshëm. Ata kanë humbur vajzën e tyre Bubulina Lajçi e cila ka ndërruar jetë sot në orët e paradites së ditës së sotme, merr vesh Botapress.
Çun Lajçi gjendet në SHBA ku është nderuar me Mirënjohje nga Albanian American Society Foundation, Inc. dhe Sons & Daughters of Albania in America dhe nga kryetari i qytetit të Bronxit Ruben Diaz, për kontributin tartistik e kombëtar të Çun Lajçit.
Çun Lajçi e Fatime Sefaj kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në ora 14h.