Një i vdekur dhe një i plagosur në një fshat të Vitisë

Një 25 vjeçar ka ndërruar jetë derisa një person tjetër është lënduar mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Budrikë të Vitisë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë për KlanKosova po ashtu se akoma nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ky rast tragjik dhe nëse bëhet fjalë për “vrasje” apo “vrasje aksidentale”.

Ai ka pohuar se Prokurori i Shtetit e ka cilësuar këtë rast si “vdekje të dyshimtë” dhe trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas tij, rasti është akoma duke u hetuar.

Personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në Gjilan.