Një grua e pjekur…

Një grua e pjekur…

  24 Apr 2019

Nuk shtyp, prek lehtazi.

Nuk ngallmon, është ngasëse.

Nuk është e zgjuar, është e mençur.

Nuk miklon, dëften mprehtësisht udhën.

Nuk ka ngut, pret dekikën e duhur.

Nuk vepron, rrëshqet ngadalë.

Nuk fluturon, lëviz dallgë-dallgë.

Nuk merakoset për sasinë, pëlqen cilësinë.

Nuk shikon, vrojton.

Nuk çapitet, shkon e vjen.

Nuk mëton, thjesht pëlqen të shijojë.

Nuk gjykon, zbërthen.

Nuk ngushëllon, ndez zemrën.

Nuk kërkon, zgjon ndjesi.

Nuk robëron, jep liri.

Nuk josh, magjeps.

Nuk është ngulmuese, është përzgjedhëse.

Nuk lëshon dritë, është e dritësuar.

Nuk pëlqen ta shohin, pëlqen të dëgjohet.

Nuk parashikon, rrok me mendje.

Nuk flet për se ksin, ajo është një mjeshtre në artin e dashurisë.

Nuk është e butë, është e epshme.

Nuk urdhëron, udhërrëfen.

Nuk rilind, është në lulëzim të pandërprerë.

Dhe së fundmi një grua e pjekur është një e tërë, e të gjitha bukurive të gjashme,
sepse është një grua.

Renacer Humano

#SHPERNDAJE

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.