fbpx

Një aktivist i VV’së kujton kohën kur Ymeri e Molliqaj e eliminuan pa procedura e me vota

  17 Dec 2017

Një aktivist i Vetëvendosjes ka bërë një shkrim, në të cilin ia kujton Visar Ymerit dhe Dardan Molliqajt kohën kur ata i kishin “eliminuar politikisht” atë dhe një person tjetër, siç thotë ai, pa procedura e me vota.

Gazi Haliti, përmes një shkrimi në facebook, e ka cituar shkrimin e Ymerit, të cilin e bëri sot ku tregoi për mospjesëmarrje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV’së.

“Me keqardhje ju njoftoj se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm. Kjo mbledhje, edhe pse prodecuralisht dhe në aspektin e statutit, nuk ka asnjë shkelje, po ndodh në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm për organizatën tonë.” – Visar Ymeri më 17.12.2017.”, ky është shkrimi i Visar Ymerit të cilin edhe aktivisti i VV’së e ndau në shkrimin e tij.

Më poshtë, ai iu drejtua kryetarit të VV’së, duke i thënë “Visar, kryetar i zgjedhur konform statutit dhe procedurave, duhet të marrësh pjesë, aq me shumë që mbledhja është thirrur, siç edhe vet thua, konform po këtyre procedurave dhe statutit, gjithçka tjetër është kundër rregullave të demokracisë”.

“Numrat vendosin. Nëse nuk i ke numrat e megjithatë insiston që ta prevalosh edhe kundër këtij fakti, atëherë e ke kuptuar gabim Demokracionë”, ka shkurar aktivisti i VV’së.

Ai ka vazhduar “’Karma is a bitch’, Visar.”.

Kështu, Haliti ia kujtoi Visar Ymerit dhe Dardan Molliqajt një “eliminim politik” që, sipas tij, ishin këta të dy të cilët thotë se përmes një mbledhjeje “duke shkelur në mënyrë flagrante procedurat dhe statusin”.

“E mban mend Bernin?. Na eliminuar politikisht, Dardan Molliqaj dhe TI, përkundër faktit që ishim rreth 50:50. Na eliminuat përmes një mbledhje të thirrur duke shkelur në mënyrë flagrante procedurat dhe statutin. E megjithatë ne patëm ardhë në atë mbledhje dhe përkundër këtij fakti, sepse e rrespektonim Lëvizjen. Rrespekti është diçka që të mësohet nga familja, kur je i vogël!. Më vonë gjithçka mund të jetë e sitisur nga interesi. Kjo del në sipërfaqe herdokur, siç po të ndodh ty tani.

Ne vazhduam ta mbështesim LVV’në, po ti?”, është shkrimi i aktivistit Gazi Haliti në facebook.