Një 18-vjeçar nga Ferizaj sfidon Bekë Berishën, ja sa kafe pi ai

Një 18-vjeçar nga Ferizaj sfidon Bekë Berishën, ja sa kafe pi ai

  24 Apr 2019

Një 18-vjeçar nga Ferizaj e ka sfiduar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekë Berishën, i cili ka thënë se i pi deri në 50 kafe, ndërkaq sot ka postuar një video ku shihet duke pirë 10 kafe

Berisha ishte i ftuar javën e kaluar në emisionin #gjesi në T7, ku edhe tha se gjatë ditës ai i pi deri në 50 kafe.

Ndërkaq pas komenteve të shumta q ëmori deklarata e Berishës, ai mëngjesin e sotëm ka postuar një video ku shihet duke i pirë 10 kafe njërën pas tjetrës.

E Berishën po e sfidon një 18-vjeçar nga Ferizaj.

Bedri Sokoli është djaloshi i cili ka dërguar video në redaksinë e Gazetës Express, ku është xhiruar duke i pirë 10 kafe, njëjtë sikursë deputeti Berisha.

Madje Bedriu thotë se e sfidon Berishën për të pirë 50 kafe ashtu siq ka deklaruar deputeti se i pi.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.