Nisma ia merr AAK-së asambleistin më të votuar në Vushtrri

Nisma ia merr AAK-së asambleistin më të votuar në Vushtrri

  18 Sep 2019

Berat Asllani, asmableisti më i votuar i AAK-së në Vushtrri, ka braktisur këtë parti për tu bashkuar me NismënSocialDemokrate.

Asllani ka qenë edhe drejtor i Inspeksionit në Komunën e Vushtrrisë.

Lajmin për aderimin e tij në Nisma e ka konfirmuar ministri në shkuarje i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala.

Ai ka treguar gjithashtu se Asllani është i biri bashkëluftëtarit të Adem Jasharit.


Postimi i plotë i Shalës.

Djalit të luftëtarit Idriz Asllani i cili ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së.

Familja Asllani njihet për atdhedashurinë dhe Idrizi madje ishte edhe i burgosur politik, andaj bashkimi i tyre me Nismën Social Demokrate na bënë edhe krenarë e edhe borxhli për të punuar për Kosovën që e meritojmë.

Berati i cili ka qenë edhe shef i Inspeksionit në Vushtrri, i ka besuar vizionit të Nismës për ta udhëhequr shtetin në mënyren më të dinjitetshme.

Faleminderit që po i bashkoheni kauzës tonë për tu bërë bashkë për shtetinE.SH
#BashkëpërSh8in#MeFatmirLimajnKryeministër#Nisma122

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.