NISMA i bashkohet koalicionit të madh në këtë komunë

  11 Nov 2017

Koalicionit AAK, LDK dhe VV sot në Klinë i është bashkuar edhe NISMA. Këtë e ka bërë të ditur vet dega e AAK-së në komunën e Klinës.

“Edhe zyrtarisht edhe Nisma për Kosovën, në përkrahje të Prof. Dr. Zenun Elezaj në ruandin e dytë të zgjedhjeve të balotazhit. Pas nënshkrimit të koalicioneve më LDK-në dhe VV-në, kryetari i degës së Nismës në Klinë zt. Naser Morina së bashku me Prof. Dr. Zenun Elezaj, në prani të strukturave drejtuese të partive respektive, nënshkruajtën koalicionin për bashkëqeverisje”, shkruhet në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook të AAK-së, dega në Klinë.

Të gjitha këto parti janë bërë bashkë me qëllim që ta rrëzojnë kryetarin aktual të kësaj komune, Sokol Bashota. I cili në balotazh do të kandidoi i vetëm në garë, ndërsa ishte shprehur se ai ka bërë koalicion me qytetarët, prej të cilëve beson se do ta fitoi edhe një mandat.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.