Nisin arrestimet e para për blerjen e votës
Dy persona, të komunitetit serb, janë arrestuar mbrëmë në fshatin Partesh, pasi kanë tentuar t’i japin mito një personi tjetër në lidhje me votën.
Këtë e ka konfirmuar Policia për rajonin e Gjilanit për Klan Kosovën.
Personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit.