fbpx

Ngjarjet e fundit në LVV, i japin ultimatum Visa Ymerit (Dokument)

  10 Dec 2017

Pas shpërthimit të skandalit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku deputetja Aida Dërguti e kishte quajtur mut Albin Kurti, kanë vazhduar reagimet e panumërta.

Përpos në rrjetet sociale, shumë Pika të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar nga lideri i partisë, Visar Ymeri që të merren masa ndaj deputetes Aida Dërguti.

Gazeta Blic i ka siguruar kërkesat e shumë pikave të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat kanë kërkuar nga lideri i partisë, Visar Ymeri që të shkarkohet deputetja Aida Dërguti, pasi që e quajti Albin Kurtin mut.

“Kryesia e pikës tonë nuk mund të qëndroj indifferent karshi gjuhës që I është bërë Albin Kurtit. Kërkojmë nga organet kompetente të Lëvizjes të marrin masat e nevojshme ndaj atyre që pa kurrfarë mbulese flasin kundër njeriut që asgjë nuk dashti, as nuk po do për veten e tij, pork a dhënë dhe po jep gjithcka për shqiptarinë”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e drejtuar nga Pika e LVV-së në Mramor- Besi- Slivovë dhe Marec, një kopje të së cilës kërkesë e ka siguruar Gazerta Blic.

Tutje në kërkesën e kësaj pike thuhet kryesia e mbështet kandidaturën e ALbin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Janë edhe shumë pika të tjera të LVV-së që po kërkojnë të merren masa për Aida Dërgutin, derisa kanë treguar mbështetje shumë të fuqishme për Albin Kurtin.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka kontaktuar me zyrtarë të kësaj partie.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismajl Kurteshi ka theksuar për Gazeta Blic se pritet që nesër të ketë një mbledhje të Kryesisë së LVV-së.

“Nesër do ta mbajmë mbledhjen”, ka thënë shkurt Kurteshi, duke mos dhënë më shumë detaje.

Në vazhdim i gjeni këto shkresa të cilat i ka siguruar Gazeta Blic.