Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë është arrestuar një femër, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj.
Pikërisht për këtë, ajo është dërguar në mbajtje pas vendimit të prokurorit.
“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë.