Nga Vetevendosja kalon ne PDK,e konfirmon edhe kryetari i partise!

​Asambleisti i Vetëvendosjes në Prishtinë i bashkohet PDK-së

Degës së PDK-së në Prishtinë, sot i është bashkuar asmbleisiti i Lëvizjes Vetëvendosje, Misin Bajrami.

Kryetari i PDK-së në degën e Prishtinës, Lirak Çelaj, duke i uruar mirëseardhje asamblestit nga Vetëvendosja, tha se tani PDK është e partia e dytë me numër të barabartë me asamblestë, dhe se kjo ardhje e re nuk ka ardhur me joshje, po me dëshirë të vetë asamblesitit Bajrami.

Ndërkaq, Misin Bajrami tha se ka kaluar në PDK për shkak se qeverisja e Shpend Ahemtit ka dështuar dhe ka shumë parregullsi në qeverisje.

Rritja e tatimeve, emërimi i rrugëve janë vetëm disa nga parregullsitë që e shtyn Bajramin t’i bashkohet PDK-së, raporton KosovaPress.