fbpx

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve

  30 Oct 2017

Çmimet e derivateve nga sonte në mesnatë rriten për gjysmë deri në një denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) i Maqedonisë.

Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95, të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për një denar për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 shkon në 64, i EUROSUPER (D-E V) në 52, të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 40,50 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98, rritet për 0,50 denarë për litër dhe shkon në 65,50 denarë.

Me vendimin e KRRE-së për 0,508 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 XS dhe tani do të kushtojë 26,795 denarë.