fbpx

Nga kush pret Vetëvendosje përkrahje në Prizren, flet Mytaher Haskuka!

  24 Oct 2017

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar komunë në Prizren, Mytaher Haskuka ka folur për rezultatet e zgjedhjeve lokale si dhe për balotazhin që do të zhvillohet në këtë komunë.

Haskuka në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se më 19 nëntor pret mbështetjen nga të gjitha partitë tjera të cilat janë për ndryshim.

Sipas tij dëmet që i ka shkaktuar qeverisja e PDK-së janë të pa riparueshme andaj në këtë qytet ndryshimi është i nevojshëm.

“Unë mendoj se në Prizren duhet ndryshimi sepse dëmet që janë shkaktuar nga Qeverisja e PDK-së janë të pa riparueshme por për ta rregulluar këtë gjendje duhet të gjithë të bashkohemi që në balotazh ta heqim PDK prej qeverisjes. Unë pres mbështjetje nga të gjithë që duan ndryshimin”, ka deklaruar Haskuka.

Ndryshe në komunën e Prizrenit në balotazh kanë shkuar Shaqir Totaj nga PDK dhe Mytaher Haskuka Vetëvendosje.

Sipas rezultateve preliminare, Shaqir Totaj i PDK ka arritur 29,68% të votave ndërsa Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje 22,46%.

Balotazhi do të mbahet më 19 nëntor./GazetaBlic.com/