Të jesh vrasës, i pashpirt dhe të pish gjakun e popullit, kjo nuk do të thotë se nuk mund ta duash futbollin apo të jesh tifoz me një ekip të caktuar.
Edhe diktatorët kanë qenë, ose janë aktualisht tifozë të sportit më të bukur në botë.
Natyrisht, dihet që futbolli ndiqet në të gjithë botën dhe kur bëhet fjalë për njerëz të famshëm këtu bëjnë pjesë edhe diktatorët.
Për kë kanë bërë tifo disa nga njerzit më mizorë të botës?
Diktatori i Bashkimit Sovjetik Xhozef Stalin bënte tifo për Dinamon e Moskës.
Diktatori i famshëm i Gjermanisë Adolf Hitler bënte tifo për Shalken.