Ish lojtari francez ka kritikuar Neymarin për stilin e lojës që po aplikon te PSG-ja, sidomos në barazimin 2:2 me Marseille, ku u ndëshkua me të kuq.
Christophe Dugarry, ish lojtar i Barcelonës, ka kritikuar Neymarin për paraqitjet në takimet e fundit me PSG-në.
Ai thotë se braziliani është duke e mbajtur topin më shumë se që duhet dhe po i provokon kundërshtarët me atë që bën në fushë.
“Jam i zemëruar sepse Neymar mendonte se ishte në sallën e tij ose duke luajtur me shokët e tij në futsal”, tha fillimisht Dugarry.
“Ai gjithnjë po provokon, gjithmonë ec me topin dhe pret kundërshtarët 45 metra nga goli dhe madje edhe më shumë. Është absolutisht e padobishme! Ku është Neymar nga ndeshja e parë që i dhuronte topin shokëve me prekjen e parë apo të dytë, çka bënte edhe loja të ishte më e shpejt?”.
“Ndeshja e së dielës ishte e mërzitshme dhe ai ishte i padurueshëm. Nuk u kuptua me Kurzawan. Thjeshtë nganjëherë më duket se të luash me të për një lojtar është shumë e komplikuar”, shtoi ish futbollisti i Barcelonës.