Nesër UQK-ja kundër Ramush Haradinaj

Nesër UQK-ja kundër Ramush Haradinaj

  08 Oct 2017

Një grup i pakënaqur i veteranëve të UÇK së, përmes një komunikate dërguar mediave kanë bërë të ditur se nesër do të mbahet një protestë në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 11:00.

Ky grup i veteranëve kanë thirrur këtë protestë në shenjë pakënaqësie të mos ofrimit të pagave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Informojmë: se me dt.09.10.2017. Në orën 11 në Prishtinë në sheshin” Skenderbeu” para qeverisë do të mbahet një protestë paqësore nga të gjithë veteranët e vërtetë të UÇK së, ku do kërkohen të drejtat e mohura nga qeveria:

1)Të miratohet buxheti në Kuvend per pagesa të veteraneve:
2)Të formohet komisioni invalidor për veteran invalid që kan statusin po nuk jan kyç ne pagesa:
3)Të përmbyllen listat definitive te veteranëve:
Ju ftojmë të merrni pjesë në mënyrë paqesore dhe të kerkoni drejtësi: Organizator të gjithë veteranët e vërtetë të pakënaqur nga padrejtësia që po u bëhet .LAVDI TË RËNËVE PËR ATDHE RESPEKT SAKRIFICËS SUBLIME TË UÇK SË.”

Ndryshe nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se veteranët do të marrin pagat e tyre ditën e hënë ose të martën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Janë mbi 40 mijë veteranë të UÇK-së të cilët pensionin e rregullt në vlerë prej 170 euro në muajin gusht e kanë marrë vetëm nga 50 euro prej tyre, si rezultat i mungesës së buxhetit për pagat e plota.Me vendim të ish-kryeministrit Isa Mustafa, buxheti i mbetur prej mbi 1 miliardë eurove për këtë kategori është ndarë në mënyrë propocionale për ta.

‘Telashet’ me pensione të kategorive të dala nga lufta po shihen si rezultat i numrit të madh të tyre në listat e kategorive përkatëse.

Numëri i madh i veteranëve ka rrezikuar buxhetin e Kosovës, edhe në vitin e kaluar ku kjo kategori për disa muaj rresht ka marrur pensionin e saj më vonesë.Ndryshe, Prokuroria e Shtetit ka bërë objekt hetimi listën me mbi 40 mijë veteranë të UÇK-së që nga viti i kaluar.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.