Nesër seanca ndaj deputetëve të Vetëvendosjes

Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të paraqiten nesër para Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët që do të paraqiten para gjykatës janë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë për shkak se në seancë nuk ishin të pranishëm: Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupit.