Të mërkurën e kaluar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit ‘ Kosova e Re’.
Me këtë rast Haradinaj, kishte theksuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka të bëjë me investimet e mbi 1 miliardë eurove.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë të ditur se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëhet pikërisht nesër.
Ky investim është investimi më i madh në vend që nga paslufta, 1 miliardë e 300 milionë euro do të investohet në Kosovë, në sektorin e energjisë.
“Këto ditë të fundit të këtij viti janë shumë pozitive për Kosovën para se gjithash duhet cekur se nesër do të nënshkruhet edhe marrëveshja tjetër në sektorin energjetik për Kosovën e Re një investim ky prej 1 miliardë e 300 milionë euro nga investitorët drejt Kosovës, raporton indeksonline.
Është mesazhi më i mirë që burgon nga Kosova për atmosferën e mirë të investimeve në Republikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ky investim do të jetë investimi më i madh në historinë e Kosovës që nga paslufta si dhe zhvillimin e investimit në vend, tërheqjen e investitorëve si dhe përparimin energjetiko-ekonomik në vend.