“Nëse shfuqizohet Specialja tërhiqen njohjet për Kosovën dhe largohet KFOR-i”

  22 Dec 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ka biseduar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, dhe se ai i ka thënë se nëse zhbëhet Gjykata Speciale, atëherë shtetet perëndimore do ta tërheqin njohjen për shtetin e Kosovës dhe KFOR-i do të largohet nga vendi.

“Kosova ndodhet përpara një vullkani historik. Kosova ndodhet para një humbjeje historike. Sonte po ju përcjell vetëm një mesazh të ambasadorit britanez i cili me tha në Kuvendin e Kosovës se: Shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale do të përkthehet në detyrim të vendeve perëndimore për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës si dhe largim të forcave të KFOR-it nga Kosova”, shkruan Zeka.

“Kosova do të izolohet njësoj sikurse Koreja e Veriut. Këtë shqetësim ia përcolla liderit të Nisma-s Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.