“NËSE KOSOVA E DO AMERIKËN, SERBIA I DO RUSINË E KINËN”
Nëse politikanë kosovarë megjithatë e kushtëzojnë vazhdimin e dialogut në Bruksel me praninë amerikane, atëherë pala serbe, sipas këtij mediumi, do të mund ta të kërkonte që karriget të “rezervohen” edhe për përfaqësuesit e Rusisë e të Kinës ose, madje, që dialogu të kthehet në përkujdesje të Kombeve të Bashkuara, shkruan Koha.net
Në pyetjen nëse në dialog do të përfshihen edhe përfaqësuesit SHBA-së, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE–së Federica Mogherini për këtë medium serb është përgjigjur:
“BE bashkëpunon shumë ngushtë me SHBA-në rreth Ballkanit Perëndimor. Puna në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës po vazhdon. Të dy palët shumë herë kanë konfirmuar përkushtimin e vet të fuqishëm për vazhdimin e bisedave dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve” .
Sipas fjalëve të saj, data për takimin e ardhshëm në nivel të lartë ende nuk është caktuar, ndërsa formatin dhe temat i caktojnë të dy palët.