Nënkryetari i kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, i është drejtuar deputeti të Nismës Zafir Berishës, kështu duke i thënë se po e zgjat shumë fjalimin dhe askush nuk po e kupton se çfarë po thotë
“Mos e zgjat shumë, se askush nuk po të kupton se çka po flet”, i ka reaguar Haliti, Berishës.
Në këtë seanca pritet që të shqyrtohet projektligji për buxhetin për këtë vit ka filluar.
Seancën është duke e udhëhequr nënkryetari Xhavit Haliti pasi që kryetari Kadri Veseli është në takim me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.
Seanca ka filluar me deklarimet jashtë rendit të ditës.