I dyti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se zgjedhjet e reja do të mbahen shumë shpejt.
Ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në pranverë.
“Qysh në pranverën e vitit të ardhshëm do të dihet agjenda zgjedhore”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Haziri ka thënë se shumë shpejt mund ta rrëzojnë Qeverinë Haradinaj.
Siaps tij, për dallim nga PDK që e ka bërë në mënyrë të fshehtë mocionin për rrëzimin e Isa Mustafës, LDK, ka shtuar ai këtë do ta bëjë në mënyrë publike.
Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së, ka folur edhe për kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Kryetari i Gjilanit e lidhi këtë deklaratë në Interaktiv të KTV-së pas koalicioneve të ndryshme të AKR-së në pak muaj në skenën politike. Kjo parti kishte hyrë në Kuvend në koalicion me LDK-në, ndërsa më pas arriti marrëveshje me PDK-në, AAK-në e Nismën për qeverisje. Në zgjedhjet lokale ajo hyri në koalicion me Vetëvendosjen për fitoren në Prishtinë ndaj LDK-së.
“Kemi dalë si partia e parë në vend. Kemi marrë rezultate pozitive në shumë komuna. Rikthimi i madh i Vushtrrisë e kthesë të madhe në Prishtinë përkundër koalicionit VV-AKR. Kjo është ‘sallta’ e dytë e Pacollit në pak muaj”, ka thënë ai.