1800 meshkuj kanë përdhunuar një vajzë të mitur, në dijeninë e nënës së saj. Edhe pse duket e pabesueshme, historia e Annabelle Forest, të bën të kuptosh që jeta është treguar e padrejtë me të. Kur ishte vetëm 11 vjeç, ajo u detyrua të prostituojë për sektin satanik.
Në ditën e ditëlindjes së saj të 18, vajza ka treguar se është detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me 1800 meshkuj. Eksperiencën e saj të tmerrshme Annabelle e ka treguar në një libër të titulluar “Djalli në pragun e shtëpisë”.
Ditën isha një nxënëse normale dhe natën kthehesha në një prostitutë që shërbeja për të mbledhur para për sektin satanik. Nuk e kuptoj se si ime më më trajtonte në mënyrë të tillë, unë isha vajza e saj. Nuk kam ndërmend që ta shikoj ndonjëherë dhe as që ta fal”, ka thënë vajza.
Në moshën 17 vjeçare Annabelle mbeti shtatzënë me njerkun e saj, por nuk pati mundësi as që ta shikonte fëmijën, pasi nuk iu lejua. 1 vit pas lindjes, pra në moshën 18 vjeçare ajo u largua nga shtëpia dhe nuk e pa më as mamanë Jacqueline Marlengo dhe as kreun e sektit, Colin Batley, deri në 2011 kur ata u dënuan me burg.
Colin Batley, kreu i sektit dhe nëna Jacqueline Marlengo, u dënuan me 12 vjet burg, për dhunë dhe abuzim me të miturit.
Theme : Good News Lite