fbpx
Nedved jep një lajm aspak të mirë për tifozët e Juventusit

Nedved jep një lajm aspak të mirë për tifozët e Juventusit

  12 May 2019

Zëvendës-presidenti i Juventusit, Paver Nedved ka hedhur sërish dyshime mbi të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri, në stolin bardhezi. Ish mesfushori çek u pyet para ndeshjes me Romën, mbi të ardhmen e Allegrit, por ngurroi të japë konfirmime se ajo do të jetë bardhezi.

“Nuk e di, ndaj po përgjigjem me një moto të tim biri: Kush do jetojë, do ta shikojë”, tha Nedved, i cili dihet tashmë se nuk gëzon raporte fort të mira me trajnerin Allegri.Më pas çeku foli edhe për merkaton, ku edhe këtu dha sinjale divergjencash me Allegrin, pasi deklaratat e bëra, vinin në kundërshtim me atë çka kishte thënë trajneri një ditë më parë në konferencën për shtyp.

“Nuk parashikoj revolucion në merkato, pasi skuadra është mjaft e mirë dhe është e vështirë t’i përmirësosh diçka”, tha Nedved.SS