fbpx

Në mes të ditës: Pamje që tregojnë vjedhjen e një celulari në një market në Prishtinë (Video)

  25 Dec 2017

Në adresë të Telegrafit ka ardhur një video nga një lexues i cili thotë se bëhet fjalë për pamje që tregojnë vjedhjen e një celulari në një market në Prishtinë.

“Gjatë ditës së 22 dhjetorit motrës sime i ka ndodhur një vjedhje e një smartphoni, ku gjithçka është kapur nga kamerat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në një market në Prishtinë. S’ka qenë synim telefoni, por plaçkitja e markteti, por fati që ka pas myshteri ska pas mundësi. Aty shihet komplet fytyra e hajnit dhe momenti kur e merr smartphoni”, ka shkruar lexuesi që ka dërguar pamjet.