Në këtë ditë dihet përfundimisht fituesi i Istogut

  19 Dec 2017

Kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku deklaroi për “Gazeta Blic” se deri të enjten do të merret vendimi për ankesat që ka parashtruar AAK rreth procesit të rivotimit në Istog.“Gjatë kësaj jave do të merret vendimi, më së largu deri të enjten”, tha Desku.Ndërkaq, AAK ka dorëzuar në PZAP 14 ankesa.

Ankesat kanë të bëjnë me pretendimet se ka pasur parregullsi në ditën e zgjedhjeve.Ndërkohë, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, fitues i këtyre zgjedhjeve në Istog ka dalë kandidati i LDK-së Haki Rugova.Rugova ka marrë vetëm 14 vota më shumë se kundër kandidati i tij nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.