Një ditë më parë janë bërë dy vjet që nga vdekja e humoristit të njohur Ibrahim Krajkova i njohur me emrin artistik Leci.
E në dyvjetorin e vdekjes së tij përveç familjarëve e të afërmeve, mungesën e tij po e ndjen edhe miku dhe ish-kolegu i tij Rasim Thaçi-Cima.
Cima përmes një fotografie të postuar në llogarinë e tij në Instagram, ka shkruar se po i mungon shumë.
“Sot.dy vite u nda nga jeta miku jone Leci… qofsh ne paqe Lec po na mungon shume”, kishte shkruar Cima.
Kujtojmë se Cima e Leci, kanë qenë ndër humoristët më të njohur që me skeqet e tyre, rrëmbyen zemrat e mijëra fansave.