Ndryshon rezultati zgjedhor në Istog, rritet diferenca në vota ndërmjet Rugovës dhe Dreshaj
Rezultatet preliminare të KQZ-së po e nxjerrin fitues të zgjedhjeve në Komunën e Istogut kandidatin e LDK-së Haki Rugova.
Me rreth 500 vota më shumë se sa kundërkandidati nga radhët e AAK-së Gani Dreshaj, Rugova po e kryeson rezultatin zgjedhor, raporton GazetaBlic.com
Pritet që pas disa orësh të KQZ të bëjë të ditura edhe rezultatet përfundimtare nga kjo komunë, të cilat mund edhe të ndryshojnë.