Një pronar i një moteli në Mitrovicë u bë dje nervoz me një klient të tij pasi që ai nuk po respektonte rendin e motelit.
Pas kësaj, ai e dëboi klientin, mirëpo i doli punë me të.
I dëbuari më pas sipas policisë e kishte thirrur në telefon pronarin nga ku e kishte kërcënuar.
Policia ka thënë se të dyshuarin “nuk e ka takuar” teksa është njoftuar edhe prokurori.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime.