Ndodh edhe kjo në debat, Haxhiu ia thotë disa fjalë Veselit

  30 Nov 2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli ka folur në Klan Kosova rreth çështjes së Demarkacionit, raporton GazetaBlic.

Veseli ka përsëritur se shënimi i kufirit duhet të përfundojë dhe qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm.

Por pas kësaj drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu i ka thënë Kadri Veselit se po duket sikur po mban ligjërata para studentëve.

“Po dukesh sikur po flet para studentëve në ligjërata”, ka thënë ai.

Veseli më pas ka shtuar se 95% e deputetëve të PDK-së, janë pro demarkacionit, ndërsa ka shtuar se i vetmi deputet kundër demarkacionit është Nait Hasani./GazetaBlic.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.