Ndodh e papritura në ditën e votimit, ja kush u arrestua!

  22 Oct 2017

Dy komisioner të një vendvotimi në komunën e Kllokotit janë ndaluar nga policia pasi kanë prishur rendin në vendvotim.

KALLXO.com mëson se në këtë qendër gjatë incidentit është rrëzuar edhe kutia e votimit.Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku.

“ E kemi një rast ku janë përfshirë dy komisioner në Kllokot. Njëri është ndal pasi që ka goditur kutinë e votimit ndërsa rasti tjetër është në të njëjtin vend komisioner tjetër u ka treguar votuesve se si të votojnë”, tha Maloku.E gjitha ka ndodhur kur njëri nga anëtaret u ka treguar votuesve kë të votojnë dhe komisioneri tjetër nga pakënaqësia ka goditur kutinë e votimit dhe e ka përplasur në tokë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.