Ndodh befasia me Demarkacionin, vjen lajmi fundit

  18 Dec 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se nuk ka vota për ta kaluar çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Gjatë një interviste në RTV Dukagjini, Zemaj ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj për lojë të ulët më këtë çështje, që qëllimin e vetëm e ka pushtetin.

Ai ka komentuar edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se për këtë çështje po jepen data të pabazuara.

Deputet i LDK’së foli edhe për rezultatin në Istog, për çka tha se kjo çështje është mbyllur si proces i rregullt, ndërsa pala tjetër mund të ankohet në instancat përkatëse.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.