Ndeshja Kosovë-Angli, për kë do të bëjë tifo Ruairi O’Connell?

Ndeshja Kosovë-Angli, për kë do të bëjë tifo Ruairi O’Connell?

  05 Apr 2019

Kombëtarja e Kosovës në njërën nga ndeshjet e ardhshme do të luaj me shtetin mik, Anglinë.Ndeshja e parë do të zhvillohet në Britani të Madhe më 10 shtator, ndërsa ndeshja kthyese do të jetë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thënë se këto ndeshje do të jenë shumë interesante.

“Për të dy kombëtaret ka me pas duartrokitje nga tifozët e Kosovës. Kjo mikpritje për Anglinë do të jetë në shenjë respekti për marrëdhëniet që kemi pasur dhe për ato që do të kemi”, ka thënë O’Connell për Klan Kosovën.

“Për atë se kush do të fitojë, Anglia ka një skuadër të mirë – por unë do të jem neutral në këto ndeshje”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.