Në lagjen Sofalia afër parkut nacional Gërmia në Prishtinë, ka filluar të ndërtohet një kishë për nevojat e komunitetit protestant në Kosovë.
Banorët e kësaj lagjeje i kanë konfirmuar televizionit që kjo kishë ka filluar të ndërtohet qysh para tri viteve, por që me ndërprerje të kohë pas kohshme.
Njëra nga banorët me inicialet Q.A prapa kamerave thotë se fillimisht se atyre nga fqinjët u është thënë se do të ndërtohet një shkollë, më pastaj spital, kurse së fundmi e kanë vërejtur që ka marr formën e një kulti fetar në bazë të simbolit kishtar.
Banorja e lagjes Sofalia me inicialet K.H deklaron për Tribuna Channel se askush nuk i ka ardhur për t’i pyetur për ndërtimin e kësaj kishe.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se duke i marr parasysh edhe vërejtjet që kanë ardhur nga raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për diskriminim që po i bëhet komunitetit protestant në Kosovë, kanë vendosur që të japin leje për ndërtimin e këtij kulti fetar duke i plotësuar kështu nevojat e tyre.
Megjithatë procedura e dhënies së lejes për këtë kishë të komunitetit protestant është lëshuar nga ana e Komunës së Prishtinës, pa pasur fare dëgjim publik.