Ndegjo mire Kadri Veseli!

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar përsëri përmes rrjetit social Facebook pas disa reagimeve që ju bënë atij nga deputetët e PDK-së, për buxhetin e ndarë për veteranët, shkruan Media Kosova

Ai ka shkruar se deputetët e ministrisë së Kadrisë, sic ju është referuar ai kryetarit të Kuvendit, i kanë bërë atij disa kritika.

Abdixhiku përmes tri pikave ka sqaruar për qytetarët punën e buxhetit dhe ligjit të veteranëve.

Ky është postimi i tij i plotë:

Qenkan çu deputetët e ministrat e Kadrisë rend, me akuza ndaj meje e LDK-së për kritikat e bëra sot ndaj buxhetit dhe Ligjit të Veteranëve.

T’ua shpjegoj për pak qytetarëve, se këta s’marrin vesh.

– E para, buxhetit u janë hequr miliona euro nga fondet e parapara të sigurimeve shëndetësore për t’i mbuluar listat e fryra të veteranëve. Derisa spitalet na mbesin pa barna, pa penj e pa oksigjen, mafia e pushtetit i zgjeron listat fallco për qëllime zgjedhore.

– E dyta, listat e veteranëve janë fryrë. Në to janë futur padrejtësisht me mijëra individë – militantë partiak – që s’kanë patur lidhje me luftë. Për këtë veprim, Prokuroria e shtetit ka nisur edhe hetim. Ne sot të tillët i paguajmë; plot 50 mijë. Sot derisa flasim, certifikatat e veteranëve lëshohen ende; e kostot buxhetore kanë arritë në 70 milion euro në vjet. Me këtë ritëm do të mbërijmë deri në 100 milion. Këta s’kanë kufi.

– E treta, LDK ka miratuar ligjin me të cilin kërkon riklasifikimin e veteranëve. Pra ligjin që bën ndarjen e atyre që kanë luftuar prej atyre që kanë kënduar e qëndruar jashtë Kosovës – e sot marrin hakun e luftëtarëve tanë si veteranë. Ky riklasifikim duhet të ndodhë; listat duhet të pastrohen.

Askush s’mund të plaçkisë më në emër të luftës. Askush. Këta që kanë falimentuar PDK-në e kanë të lehtë ta falimentojnë Kosovën; por këtë s’mund ta lejojmë.