“Ndalojeni “Gjarprin” o burra! Fol Rifat Jashari, fol Jakup, Fatmir, Rexhep e Sylejman, tregona të vërtetën”!

“Ndalojeni “Gjarprin” o burra! Fol Rifat Jashari, fol Jakup, Fatmir, Rexhep e Sylejman, tregona të vërtetën”!

  02 Apr 2019

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe SHIK-ut, Naim Miftari ka kërkuar nga personalitetet e fuqishme të Kosovës, që të tregojnë për të vërtetën për Hashim Thaçin.

Miftari, përmes një postimi në Facebook, kërkon të ndalohet “Gjarpri”, duke i thënë se është Esati i dytë, shkruan gazeta “Bota sot”.Miftari ka kërkuar nga Rifat Jashari, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Rexhep e Sylejman Selimi, Milaim Zeka e Kadri Veseli, por edhe nga LDK-ja që të flasin dhe të tregojnë të vërtetën për Hashim Thaçin.

Ja shkrimi i plotë i Miftarit:

Ndalojeni Gjarprin (Esatin e dytë) shokun tuaj nuk mundeni ti ikni aspak përgjegjësisë dhe gabimeve tuja.!Folni o burra, folni pasi ky njeri erdhi nga gjiri i juaj, nga duart e juaja erdhi në pushtet dhe sot luan kumar me atdheun ton të larë me gjak shqiptari.

Mos lejoni të e shkatrrëon ardhmërinë e brezave tanë që do të na qojnë tradhtar, mos harroni ju (por edhe un por jo sa ju) mbani shumë përgjegjësi së pakut morale që e rritet një nostrum pro serb.

Fol o Jakup Krasniqi, fol o Fatmir Lima, fol o Rexhep Selimi, fol o Nait Hasani, fol o Milaim Zeka, fol o komunist Isa Mustafa se ti e bane president për përfitim tëndin, fol o komandant Sylejman Selimi edhe pse e ke vështirë pasi je në burg, fol o Kadri Veseli folni e mos e mbështetni një njeri që është i zënë keq nga dosjet e bashkëpunimit me traditë me … R. Serbisë dhe secili nga ju së pakut dini nga diçka dikush ma pak dikush ma shumë por frikoheni ta thuani tregona të vërteten se edhe ju u mashtruat pasi besuat në këtë njeri.

Folni o parlamentar folni ju që së pakut nuk jeni shitur akoma, folni o Rugovista apo ju ka mbet vetëm emri dhe hija e madhe e Ibrahim Rugovës folni se duke heshtur duke u frikuar ta thuani realitetin na futet në luftë prapë ndoshta në luftë edhe vëllavrasje ndërmjet vetit.

Fol o bac Rifat Jashari fol se së pakut ju keni të drejt të flisni.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.