Ndahen Blero dhe Afrona?

  21 Nov 2017

Nuk është rastësi t’a shohim Bleron si protagonist të medieve rozë çdo të dytën ditë, për të mos thënë gjithmonë, shkruan Kosovarja.

Tash, veçse dihen arsyet e vëmendjes që merr këngëtari, gjë për të cilën shpesh herë është shprehur tejet i pakënaqur, ani pse shprehet se e kupton botën e showbizit.

Lidhja me modelen Afrona Dika, tash e disa vite, duket se po bëhet përherë e më e qëndrueshme, me çka po japin bindjen e një kurorëzimi të shpejtë mes tyre.

 

Por, jo rrallë herë u tha se çifti në fjalë janë ndarë e kanë krizë në lidhje, ani pse tash për tash, lirisht mund të thuhet se nuk ka vend për ndarje.

Madje, në njërin prej rasteve të aludimit, doli të jetë e vërtetë , por që nuk zgjati shumë dhe u rikthyen sërish aty ku e kishin lënë.

E tani duket, se vetëm distanca po i ndanë, meqë udhëtimet e shpeshta të këngëtarit nëpër turne të ndryshme, kudo ku ka shqiptar, po e bëjnë t’i qëndrojë larg të dashurës së tij.

Këtë, e konfirmoi edhe kësaj radhe, Afrona, përmes këtë imazhi që ka publikuar, me përshkrimin: “I miss you”.