fbpx

Naser Rugova i drejtohet Vetëvendosjes, po bashkëpunoni me serbë

  23 Nov 2017

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se duhet të hetohen vrasjet politike që kanë ndodhur pas luftës, raporton Gazeta Blic.

“Pse askush nuk po shqetësohet për vrasjet e pas luftës që kanë ndodhur”, ka thënë ai.

Më tej Rugova ka shtuar se deputetët e Vetëvendosjes po shesin mend për moral, ndërsa po bashkëpunojnë me serbë.

 

“Vetëvendosja po flet për moral, ndërsa po bëjnë koalicion me serbë”, ka pohuar ai, përcjellë Gazeta Blic.

Seanca po zhvillohet pa deputetët e PDK-së, ata kanë lëshuar seancën si reagim ndaj akuzave të fundit që i janë bërë misionit të EULEX-it nga ish-kryetari i gjyqtarëve të këtij misioni, Malcolm Simmons.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Memli Krasniqi, ka shprehur indinjatën për akuzat se një gjyqtar i ka quajtur kafshë të akuzuarit në rastin “Drenica 2”.