Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Komunën e Drenasit, Naim Bazaj në një intervistë të dhënë për Periskopin, është deklaruar rreth përplasjes në mes tij dhe kryetarit aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.
Bazaj ka thënë se PDK-ja në vitin 2016 ishte përulur para tij për të lëshuar pe dhe të mos kandidonte si kandidat i pavarur sepse do të i shkaktonte humbje të mëdha PDK-së.
Poashtu ai ka folur edhe për qështje të ndryshme dhe për marrëveshjen që kishte me Kadri Veselin, Kryetarin e PDK-së, se do të kandidohej si kandidat i PDK-së, për kryetar të Drenasit.