fbpx
Mytaher Haskuka kërcënon një qytetar, kjo është arsyeja

Mytaher Haskuka kërcënon një qytetar, kjo është arsyeja

  12 Mar 2019

Jeton Bytyçi ka publikuar në faqen e tij në FB, kërkesën e ardhur në adresë të tij nga avokati i autorizuar i kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka, në të cilin Haskuka kërkon nga Bytyçi ta fshijë postimin e datës 06.03.2019.

Haskuka përmes avokatit të tij i ka dhënë Bytyçit afat tre ditor ndryshe “ e kërcënon” Bytyçin me padi në Gjykatën Themelor në Prizren.Haskuka përmes avokatit të tij thotë se i është shkaktuar dëm moral dhe material si dhe i është cenuar reputacioni.

Këtë letër Jeton Bytyçi, koordinator i Zyres së PDK-së në Prizren e quan tentim për mbyllje goje.“Ia bëjë me dije “kryetarit” se: edhe pse ka zgjedh, që përmes formave të tilla të ulëta, dhe të liga si lloj: presioni, shantazhi dhe kërcënimi, për mos me shpreh mendimin tim ndryshe, unë për asnjë moment dhe për asnjë çmim, nuk e kam ndërmend me u ndal, dhe mos mendoni që më frikësoni me kësi forma perfide”. shkruan ndë të tjera Bytyçi në postimin e fundit, ku e bënë publike kërkesen e Mytaher Haskukës. /prizrenisot.com/